Unë vetë supën e kërkoj vetëm kur jam e sëmurë. Por ca ngaqë është fillim viti dhe e kemi me zell të mbajmë zotimet që i kemi vënë vetes (për të ngrënë shëndetshëm) ca sepse një ditë kur bëra sondazh në blog dëshira e të gjithëve ishte për të postuar sa më shumë receta supash dhe ca sepse doja një mënyrë për të gatuar lakrën Kale: ja ku jemi me supën e parë për këtë vit, që shpresoj të ndiqet nga të tjera pa u dashur të jemi të sëmurë (largqoftë!)
Lakrën e Kale e bleva të freskët në supermarketin Bioju, bashkë me përbërësit e tjerë (nëse zgjidhni paketimet e etiketën e gjelbër, keni sigurinë që janë produkte bio). Po çfarë ka të veçantë kjo lakër, mund të pyesni. Po ja, është minierë vlerash ushqimore, aq sa të quhet Mbretëresha e perimeve të gjelbra. Eshtë një nga ushqimet më të mira kundër kolesterolit, detoksifikuese, ka pak kalorim mbron sistemin imunitar, dhe ëshët e pasur me vitamina. Doni më shumë arsye se kaq? Ja shtoni në në këtë supë pottugeze me krem patatesh shijon shumë dhe so e shihni që do kthehet në pjatën e preferuar të dimrit. Tek mua do e shihni shpesh, e sigurt.
Përbërësit për 4 persona
450 gr patate të qëruara dhe të prera në feta; katër thelpinj hudhër të prerë; 1 qepë e vogël e prerë; kripë dhe piper I zi I freskët I sapogrirë; 220 gr lakër kale; 110 gr salçice chorizo pa lëkurë dhe të prera në feta (unë I zëvensësova me Cabanossi të tharë).
Përgatitja:
Qepën dhe hudhrë skuqini në tenxhere sa të nisin të zverdhen në pak vaj ulliri, shtoni patatet dhe lerini për pak minuta (gjatë gjithë kohës nxehtësia e sobës u mbaj tek 7, nga 9 që është maksimale në sobën time). Mbulojini me ulë dhe lerini të ziejnë derisa patatet të zbuten. Hiqini nga zjarri dhe kalojini në blender dersisa të bëhet masë kremoze. Shtojini kripë e piper sipas dëshirës,
Ndërkohë që patatet ziejnë, u heqim gjetheve të lakrës kërcellin e mesit dhe kaçurrelat pritini ne rriska shumë të holla e të vogla (unë I kisha bërë më të mëdha sesa duhet dhe do e korrigjoj radhës tjetër).
Shtoni lakrën dhe salçiçet e prera në kremin e patateve, mund të shtoni dhe ujë nëse është më e trashë sesa duhet dhe lëreni në zierje rreth 5 minuta. Shërbejeni me vaj ulliri të virgjër.