Supa e qepës si frëngu që ta bën dimrin si shpirt

6 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Nuk e kam kuptuar kurrë shprehjen “qeni qepën ta hajë!”. Por, qepa në kuzhinën time ka një vend princëror dhe me thënë të drejtën qysh kur kam lexuar “Cipollino”-n kam një respekt të veçantë për këtë rrënjë.

Prandaj, supa e qepës duhet parë si një kulm i saj, pavarësisht se Iva Tiço si nazike nga Vllahia i qëndron larg asaj.

Në stinën e dimrit kjo pjatë është shumë e shijshme, e ngrohtë, e cila rrjedh nga kuzhinat e varfëra dhe mund të realizohet shumë thjeshtë. Në Francë është pjatë tipike, por është popullore në të gjitha vendet e Mesdheut.

Përbërësit:

Qepë (1/2 kilogram)

Gjalpë (50 gramë)

Vaj ulliri (katër lugë gjelle)

Lëng zarzavatesh me mish viçi (1 kilogramë)

Konjak (20 gramë)

Bukë e bardhë (katër feta të holla)

Djath i grirë kaçkavall ose djath i ngjashëm (100 gramë)

Sheqer (1 lugë çaji)

Piper i zi pluhur

Kripë

Përgatitja:

Në një enë balte shkrijmë gjalpin së bashku me vajin e ullirit. Ndërkohë priteni qepën me feta shumë të holla dhe viagra-onlinetop.com e hedhim në një enë. Pas dhjetë minuta në zjarr mesatar, teksa e lëmë që të nxjerr lëngun e vetë, hedhim një lugë sheqer. Lëreni pesë minuta të tjera dhe kriposeni së bashku me piperin e zi. I hedhim gotëzën e konjakut dhe presim t’i dalë alkoli. Shtojmë lëngun e zarzavateve me mish dhe enën e mbulojmë me kapak për çerek ore.

Marrim copat e bukës dhe i thekim në një tostierë. I vendosim sipër supës, të cilën e mbulojmë me djathin e grirë.

E fusim në një furrë të ventiluar me temperaturë 250 gradë. E lëmë çerek ore dhe supën e shërbejmë të ngrohtë.