Sfida me orizin Olim/ Pjata ime pranverore është më e mirë se ëmbëlsira e Ivës

5 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Së bashku me Ivën kemi zbuluar orizin Olim. Unë kam zgjedhur atë me ngjyrë blu, i cili është i duhuri për të gjitha llojet e gatimeve të mia me kripë, kurse etiketa e gjelbër për të mbushurat ose ëmbëlsirat e Ivës.

Por, cili e fiton këtë sfidë? Padyshim e fiton stomaku.

Receta që do përshkruaj pak më poshtë është një sajesë e guximshme, por e kaloi provën e parë; ata hamësit që kam në shtëpi mbetën të kënaqur në drekë.

Përbërësit:

Oriz Olim me etiketë blu (400 gramë)

Gjalpë (30 gramë)

Pazi (300 gramë ose më mirë një tufë)

Qepë (një fije e njomë)

Hudhër (dy thelpinj)

Karrotë (një, por e vogël)

Koncetrat (një dado)

Verë e bardhë (një gotë uji e vogël)

Djathë kaçkavall i grirë ose parmigiano (50 gramë)

Spec djegës (një ose dy, varet sa i fortë është)

Kripë

Përgatitja:

Ngrohim në një tigan vaj ulliri me hudhër dhe hedhim specin djegës. Pastaj shtijmë pazinë e larë dhe të tharë, të cilën e presim në copëza. I kavardisim me zjarr të ulët, të paktën për 10 minuta. Më pas, masën e hedhim në një pjatë, kurse hudhrën e heqim fare.

Në të njëjtin tigan shkrijmë gjalpin dhe hedhim në të edhe një lot vaj ulliri. Kalojmë në të qepën e prerë hollë dhe karotën. Sapo qepa të zverdhet disi i shtojmë orizin dhe i kavardisim bashkë, jo më shumë se pesë minuta.

E shuajmë me verën e bardhë. Ky është momenti për të hedhur dadon. Pasi avullon alkoli, shtojmë ujë. Shtojmë pak kripë, por kujdes, se dado ka kripë, pos djathit që do shtojmë në fund.