Restorant “Veranda” ka ndarë me ne specialitetin e Barcelonës, por të bërë me quinoa

5 vjet me parë

Ti mund të kesh përshtypjen se kur shkon në një qendër tregtare mund të hash shpejt e shpejt vetëm ndonjë fast food, për të cilin pastaj do të kesh kohë të pendohesh një javë rresht. Por kur zbulon “Verandën”, restorantin brenda TEG dhe QTU e kupton se kjo është veç një legjendë urbane dhe se brenda qendrave tregtare jashtë Tiranës, mund të hash si në restorantin e preferuar në zemër të qytetit. Mund të bësh edhe zgjedhje të shëndetshme madje, si kjo “paella”, gatimi i famshëm që ke provuar në Barcelonë dhe që në ndryshim nga tradita katalanase, orizin e ka zëvendësuar me quinoa.

Tek Veranda janë kaq të mirë, sa recetën ta japin me vete, për ta provuar në shtëpi, por dhe për ta ndarë me të tjerët. Duke rrëzuar dhe një tjetër mit: restorantet e mira i ndajnë sekretet me klientët. Sepse e dinë që do kthehesh shumë shpejt tek ata, thjesht për kënaqësinë e restorantit.

Përgatitja e paella-s me quinoa për dy persona:

130 gr quinoa e ziejmë 15 deri në 20 minuta dhe e lëmë të ftohet.

Në një tigan skuqim me pak vaj dhe pak gjalpë 12 karkaleca.

Quinoan e marinojmë me një kokërr limon, kripë, piper, hudhër dhe dy lugë gjelle vaj ulliri.

E shtrojmë quinoan në një tavë, shtrojmë karkalecat, pak quinoa siper karkalecave, pomodorini dhe e fusim në furrrën e nxehur në 200 gradë për 7 minuta .

E servirim me feta limona të prera hollë, majdanoz dhe vaj ulliri.