Qumështor Myzeqeje ose Krem Katalanas i thonë të jasht’mit

6 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Kur Iva Tiço do ta marrë vesh që unë guxova dhe bëra një ëmbëlsirë, do më vijë poshtë shtëpisë dhe do më thyejë qelqet, sepse isha betuar që nuk do prekja sheqer me dorë.

Por, gjithë fajin e ka Eva Paja, e cila po shijonte një alamet qumështori dhe më nisi do foto.

Me thënë të drejtën i lypa cazë, por më tha se i mbaroi. Kur e grisha më tej që të më tregonte se ku ta porosisja, nisi të më bënte si e vështirë, ndaj më zuri damari marrok i çamit dhe ju futa lundrimit në internet. E gjeta, http://buyviagraonlineshop.com e gatova. Ia nisa fotot Evës. Ajo më lypi cazë, unë i thashë: “Mbaroi…”.

Përbërësit:

Vezë fshati (5 kokrra)

Miell (katër lugë gjelle)

Sheqer (pesë lugë gjelle)

Qumësht (750 mili litër)

Gjalpë (50 gramë)

 

Përgatitja:

Thyejmë në një enë vezët dhe i rrahim. Shtojmë sheqerin dhe i rrahim sërish, derisa të tretet. Gjapin e tresim më parë, por duhet ta hedhim në enë jo të nxehtë. E përziejmë masën me gjalpin dhe vazhdojmë rrahjen. Shtojmë miellin dhe me një durim prej kinezi e rrahim, në mënyrë që mos në kokërrzohet. Pastaj shtojmë qumështin. Vazhdojmë rrahjen, derisa na zhvillohet bicepsi si Chuck Norris.

Pasi bëhet një masë veshtullore e derdhim në një tavë. E fusim në furrë të ventiluar me temperaturë 180 gradë. E lëmë 30 deri në 40 minuta. Testi për ta parë nëse është pjekur është ai i përhershmi. E çpojmë me një kunj dhëmbësh. Nëse kunja del e pastër, pa mbetje, ëmbëlsira është gati. E lëmë të ftohet dhe pastaj e shërbejmë.