Peston me brozilokë e bëjmë me forcat tona

2 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Kjo është një nga pjatat më të preferuara në Shqipëri, por dhe në shumicën e rasteve e gatuar me pesto të gatshme të blerë në supermarket që me thënë të drejtën është cilësore.

Por, ne mund ta bëjmë peston me forcat tona, të freskët dhe në shumë pak kohë.

Përbërësit:

Borizolok (dy tufa, por nga ai me gjethe të mëdha)

Stika pishe (dy lugë gjelle)

Vaj ulliri (një filxhan çaji)

Djathë i grirë parmigiano (150 gramë)

Patate (një kokërr)

Mashurka (katër fije)

Kripë

Përgatitja:

Në një kusi me ujë hidhni kripë, pataten e qëruar të ndarë në katër pjesë dhe mashurkat. Vendoseni në zjarr… sa të vlojë mirë e mirë hidhni makaronat. Preferohen spaghetti.

Në mikser shtini vetëm gjethet e borzilokut, të cilin pasi e keni larë thajeni me letër kuzhine. Kujdes! Vetëm gjethet, jo kërcellin e tyre, se e hidhëroni.

Shtoni stikat e pishës, 2/3 e djathit parmigiano, vajin e ullirit dhe kripë të imët sipas dëshirës.

Përzijeni bashkë në mikser derisa të krijohet një masë e dendur veshtullore. Provojeni shijen, se ndoshta e doni më shumë të athët dhe më pas shtoni me sy stika pishe dhe pak djathë të grirë.

Makaronat e ziera (jo shumë si gjithë shqiptarët, por lërini disi të forta) hidhini në një enë, së bashku me pataten e zier dhe mashurkat. Masën e mikserit ja hidhni sipër dhe përziejini me kujdes. Kur t’i shërbeni sipas shijes së gjithsecilit mund të shtoni sërish djathë parmigiano.

P.S. Harrova të fotografoj pjatën e kryer, prandaj foton e saj e mora nga internet.