Peshk në kripë dhe patate të kuqe në furrë

6 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Peshku me kripë është një nga gjërat më të lehta dhe më të shpejta që mund të bëjë një njeri që nga kuzhina nuk ia ka fare idenë. Mjaft të zbatojë nja dy këshilla të thjeshta dhe mund t’ia dalë për së mbari.

Peshku që shkon i gatuar në kripë zakonisht është levrek, por mund të bëhet edhe rombi. Mund të përdorni edhe levrek rezervati, sepse kushton edhe më lirë. Mos e vrisni mendjen, se del mjaft i shijshëm. Rëndësi ka që kur ta bësh gati mos t’i heqësh luspat. Pastroje vetëm nga rropullitë brenda.

Po kështu, patatet e kuqe në furrë bëhen tak-fak.

Përbërësit:

Peshk levrek (1 kilogram)

Kripë e trashë deti (3 kilogramë)

Patate e kuqe (1 kilogram)

Hudhër (tre thelpinj)

Piper i zi pluhur

Kripë e imët

Rozmarinë (3 fije)

Vaj ulliri

Përgatitja:

Peshku në kripë

Pasi e kemi larë dhe tharë peshkun me letër kuzhine e vendosim në një tavë, ku kemi shtruar gjysmën e kripës. Pastaj e mbulojmë krejtësisht me pjesën tjetër të mbetur të kripës dhe e fusim në furrë të ventiluar me nxehtësi 200 gradë. E cheap-cialisonline.com lëmë 40 minuta. Më pas e nxjerrim dhe presim të ftohet pak.

Pasi e pastrojmë peshkun nga kripa shohim që lëkura ikën vetë, ndërsa peshkun e filetojmë. I hedhim sipër pak vaj ulliri dhe nëse dëshironi lëng limoni.

Patate të kuqe në furrë

Patatet e kuqe i qërojmë dhe i presim në copa të mëdha horizontale dhe të trasha një gisht. I vendosim në një tavë të mbuluar me letër kuzhine. Patatet i kriposim, i hedhim piperin e zi, rigon dhe hudhrat e paqëruara, por të shtypura me tehun e thikës së kuzhinës.

I vendosim në furrë të ventiluar me 200 gradë nxehtësi. I lëmë çerek ore. I nxjerrim, u kthejmë anën dhe i lëmë edhe pesë minuta të tjera.

Pasi piqen mirë i kalojmë pak vaj ulliri dhe i shërbejmë së bashku me peshkun.

Duhet një gotë verë e bardhë e freskët në frigorifer.