Nëse po kërkon një antipastë, një salcë për brusketën apo meze për raki, liptao tani në vjeshtë dhe kurdo është zgjedhja e duhur.
Përbërësit:
100 gramë arra të thërrmuara
100 gramë kastravecë turshi
200 gramë kos me yndyrë mbi 10 për qind
2 thelpinj të mëdhenj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Thërrmojmë arrat e qëruara dhe i hedhim në një enë të thellë. Kastravecët turshi dhe hudhërat i kalojmë në rende. (Hudhrat mund t’i shtypni në havan) I bashkojmë në enë me arrat. Shtijmë në të njëjtën enë kosin, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë derisa krijojmë një masë kremoze. Nëse e doni pak më athët, shtojini dy lugë çaji nga lëngu i turshive.
Shërbeji dhe ke bërë figurë të lartë në pesë minuta.