“Por është fare e shkurtër koha e qershive, si varëse koralesh që mblidhën në ëndrra”, këndonte dikur Yves Montand, këngën e famshme “Le temps des cerises”, kohët e qershive.
Për shumëkënd është vërtetë koha më e bukur, por që nuk zgjat shumë. Ndaj ia vlen ndoshta, të festohet çdo ditë. Jo thjesht me frutat e bukura të kuqe, por edhe me ëmbëlsirat, që janë vërtetë më të bukurat në botë. Këtë qershor zbulova se ka kaq shumë të tilla, përtej tartave klasike (recelin për t’i mbushur, përgjatë gjithë vitit, mund ta bëjmë këto ditë, qershitë nuk kanë qenë kurrë më të mira dhe më me shumicë se këtë sezon). Dhe ndër të tjera janë shumë të lehta. Mjafton të gjesh një heqëse të mirë bërthamash (dhe të pranosh që gishtat e duarve t’i kesh të nxira, përgjatë gjithë stinws sw qershive). Mund dhe të përdorni thikën, por krostata me rikota dhe qershi është më e bukur me kokrrat e plota.
Përbërësit
Përgatitja
Përziejmë miellin me sheqerin pluhur, i shtojmë gjalpin dhe vezën. Pasi e punojmë brumin, e mbështjellim me letër kuzhine dhe e vendosim për gjysmë ore në frigorifer
Qershitë, ujin dhe sheqerin i vendosim në zjarr dhe i lëmë të ziejnë për dhjetë minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe heqim qershitë, që i vendosim në një pjatë, që të ftohen. Përziejmë rikotën me sheqerin pluhur, pastaj shtojmë qershitë e ftohura.
Hapim në tavën e lyer me gjalpë, brumin që kishim lënë në frogorifer (mirë është të përdoret tavë me anësoret që hiqen). E shpojmë lehtë me pirun, i vëmë sipër letër kuzhine dhe e mbushim me fasule, ose gurw dekorativë (kjo bëhet që brumi të mos fryhet) dhe e fusim në furrën e nxehur paraprakisht në 180 gradë. E pjekim për rreth 30 minuta dhe pasi heqim mbushjen e fasuleve edhe pwr 5-10 minuta të tjera, derisa të marrë ngjyrë.
Pasi biskota të jetë ftohur, hedhim sipër përzierjen e rikotës me qershi dhe sipër e spërkasim me lëngun e qershive që kishim lënë mënjanë. E zbukurojmë sipër me qershi të freskëta.