Njerëzit dinë se një pjesë e ushqimeve u bëjnë dëm. Sheqernat për shembull nuk janë të mira, kurse frutat po. Ajo që nuk dinë është se me rëndësi të lartë është edhe kombinimi i ushqimeve. Ka një sërë këshillash për llojet e ushqimeve që nuk duhen ngatërruan së bashku për të mos sjellë pasoja të frikshme karbohidratesh pastaj.
Për shembull ne i shmangim ëmbëlsirat dhe frutat në fillim në ushqimit. Preferojmë si pjatë të parë perime brenda të cilave mund të ketë karrota të zjera dhe qepë, perime këto që e humbasin vlerën kur janë të ziera. Kur gatuhen e kthejnë fruktozën në glukozë dhe bëhen sheqer. Ai sheqeri që po përpiqeshe të shmangie në pjatën e parë.
Gatuaj pjata të thjeshta. Është më mirë që ushqimi të ndahet nga njëri-tjetri. Për shembull mozzarela me domate është një bombë e vërtetë. Mund t`i hash bashkë, ama të duhet të bësh një vrap të mirë pas pjatës.
Kujdes bëni nga domatja. Shkon shumë me peshkun, por jo me perime që kanë hekur si për shembull spinaqin. Nëse doni ta përdorni spinaqin me domate, më parë duhet ta zhysni mirë në ujë të ftohta për t`ia larguar kripërat dhe pastaj ta vendosni në zjarr.
Parmixhano është djathi më i lehtë për t`u kombinuar me pjata të ndryshme. Ndaj përdoret më së shumti në sallatë, por edhe pasta.
Për ata që nu kanë probleme me diabetin, një akullore e mirë zëvendëson një vakt ushqimi, drekën madje. Por kini kujdes. Duhet të hahet pasdite dhe darka duhet të ketë në bazë peshkun.
Perimet e papërpunuara janë ato që shkojnë me mishin sidomos nëse është i kuq.
Kurse me peshkun shmangni spinaqin.
Nëse deri tani e keni shoqëruar picën me birra e pije me sheqer keni bërë gabim. Më mirë një gotë verë. Ah, dhe mos harroni! Pas një pice nuk iu duhen frutat. Do tejkalonit masën e sheqerit.