Me nxitim, me metodën “ça t’kapi dora” shpika një tavë dheje me kërpudha

6 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Mbërrita në shtëpi me një nxitim të hatashëm, ndërsa oda e gatimit gumëzhinte nga thirrjet e studentëve të inatosur. Dikush e kishte harruar viagrageneriquefr24.com televizorin çelur, por shumë kohë të merresha me të nuk e kisha. Hapa frigoriferin për të sajuar ndonjë gjë për drekë me metodën “ça t’kapi dora”.

Gjeta tre salçiçe të ngrira dru, një domate të madhe, pesë kërpudha që dikur patën qenë të bardha dhe kaq. Në ekran profesor Tupja dhe unë vura tiganin në zjarr.

Përbërësit:

Salçiçe jo industriale (3 copë)

Kërpudha (champignon 5 copë)

Hudhër (3 thelpinj)

Domate (1 kokërr e madhe)

Spec djegës (2 copë)

Vaj ulliri

Kripë

Lëng zarzavatesh koncetrat (1 dado)

Verë e kuqe (1 filxhan çaji)

Përgatitja:

Në një tigan hidhni pak vaj ulliri, thelpinjtë e qëruar të hudhrave dhe specat djegës, nëse e dëshironi hajen pikante. Salçiçet e ngrira priten shumë mirë në riska të hodha. Shtojini në tigan. Kavardisini mirë dhe hidhini vetëm pak kripë, sepse më vonë do i shtojmë buycialisonlineworldwidestore.com dadon koncetrat. Domaten grijeni me rende në një pjatë të thellë. Shto në tigan verën dhe prit derisa të avullojë alkoli. Ule zjarrin. Shto lëngun e domates dhe daon koncetrat. Lëre pesë minuta në zjarr të ulët. Ngrohe furrën me 200 gradë. Tiganin derdhe në një tavë dheje dhe fute në furrë.

Pas 20 minutash e ke gati, por kujdes shkon shumë ta hash me çapa buke, duke ngjyer gishtërinjtë. Lëpijini gishtat, nëse jeni vetëm.