Kasapi im e kishte vendosur ta bënte pushim dhe kishte lënë në shitore të birin. Ai djalë e priste mishin shumë më keq se i ati, por nuk ishte aspak njeri i rëndë. Përkundrazi, megjithëse harroi një copë kockë në tulin e kofshës, nuk i kurseu romuzet për të atin, duke më cingërisur dhe mua, meqë i dukesha moshatar me të atin. E kishte fjalën që ne të “vjetrit” tani duhet të shtrëngojmë minderet në shtëpi, se punën po na e marrin fëmijët.
Kujt ia thoshte këtë, mua? I thuhet kjo një njeriu që shkon të blejë mish me xhaketë lëkure dhe çizme motoristësh?
Por, i dolën lakrat në shesh shumë shpejt, sepse në shtëpi u detyrova ta rregulloj sërish copën e kofshës. Megjithatë, ishte shakaxhi dhe meqë mishi të shkrihej në gojë, gjithë mbrëmjen e kalova duke shaluar divanin dhe duke parë futboll. Meqë ra fjala Juventus fitoi, pra çuni na doli këmbëmbarë.
Përbërësit:
Kofshë derri (2 kilogramë)
Qepë e bardhë (1/2 kokrre)
Hudhër (5-6 thelpinj)
Domate e thatë (2-3 copë)
Selino (1 fije)
Karrotë (1 copë)
Verë e kuqe (1 gotë uji)
Vaj ulliri
Rozmarinë (1 fije)
Dafinë (4-5 gjethe)
Kaper
Rigon mali
Arrë moskati
Piper i kuq kokërr
Kripë
Spango kuzhine
Përgatitja:
Pasi e ke pastruar kofshën e hap viagrageneriquefr24.com dhe e mbush në mes me hudhër, rozmarinë, një gjethe dafinë, tre-katër kokra kaper, shumë pak qepë të prerë hollë, piper të kuq kokërr. E mbledh me kujdes dhe e lidh me spango kuzhine si dhe tregohet në këtë video: https://www.youtube.com/watch?v=kdnJK0uXlCQ
Në një enë gize hedh pak vaj ulliri, vendos në qendër mishin e lidhur. Në hapësirën e mbetur shton domaten e thatë, qepën që të ka tepruar të paprerë, thelpinjë e hudhrës, selinonë dhe karrotën të prera në copa të trasha. Mishin e kripos, i shton arrën moskat dhe piper të kuq kokërr. I kavardis me zjarr mesatar në secilën anë derisa të skuqen bukur. Pastaj e shuan me verën e kuqe. I lë së bashku me një kapak sipër 15 minuta me zjarr shumë të ulët. Më pas e fut në furrë me ventilim me temperaturë 180 gradë. Nuk duhet më shumë se 45 apo 50 minuta, por varet nga furra që keni. Gjithsesi, kthejeni shpesh anën e mishit dhe çpojeni mishin me pirun. Nëse e vini re që thahet tava shtojeni pak me ujë.
Më pas, lëreni të ftohet dhe priteni me copa të holla. Nëse dëshironi lëngën që është krijuar kullojeni, por unë e preferoj edhe kështu për të ngjyer çapën e bukës.
E do një gotë birrë ose verë të kuqe nga ato corposo-t do të thoshin italianët.