Dobësohu duke pirë një nga këto 6 pije para gjumit

6 vjet me parë

A e dini se mungesa e gjumit ndikon për keq tek pesha? Studimet kanë treguar, se njerëzit që flenë mjaftueshëm (7- 9 orë siç rekomandohet) në fakt janë më të hollë. Stërvitja e rregullt dhe një dietë e balancuar janë çelësi për një gjumë të mirë. Dhe besojeni ose jo, zgjedhja e pijes së duhur luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Gjashtë pijet e mëposhtme ju ndihmojnë të flini më kollaj dhe të bëni gjumë të mirë, ndërkohë që përshpejtojnë metabolizmin gjatë natës.

  1. Qumështi

Të gjithë e dinë që është më i përshtatshmi për kohën përpara se të bini në shtrat, sido që ta pëlqeni, të nxehtë apo të ftohtë. Eshtë i pasur me tryptophan dhe kalcium (elementë që ndikojnë në përgjumje). Veç kësaj, qumështi ju furnizon me nivel të lartë proteinash, casein, për të qenë të saktë. Trupi e përthith këtë proteinë ngadalë (ndryshe nga proteinat e tjera), gjë që parandalon rënien e masës muskulare gjatë natës. Sa më shumë masë muskulare të keni, aq më shymë kalori djeg trupi duke pushuar.

  1. Çaj me xhenxhefil me limon

Xhenxhefili dhe limoni aktivizojnë metabolizmin, atëherë pëse të mos i bësh bashkë? Xhenxhefili i sapoprerë, i bërë çaj  bashkë me limonin, jo vetëm do përmirësojnë metabolizmin, por do të bëjnë mrekulli edhe për sistemin imunitar. Për ta përgatitur duhet që thjesht fetat e xhinxherit dhe lëngun e limonit të hidhen në ujë të nxehtë dhe pastaj lërini të pushojnë për 15 minuta. Nëse ju duket i hidhur, ëmbëlsojeni çajin me pak mjaltë.

  1. Lëngu i rrushit

Po po, e lexuat mirë: nëse doni të hiqni qafe ca kile, lëngu i rrushit është pija e duhur e “natënemirës”. Sigurisht që duhet pasur kujdes me sasinë, pasi ky frut përmban shumë sheqer. Një gotë e vogël me lëng rrushi (rreth 150 ml) përpara se të shkoni në shtrat, do të nxisë procesin e djegies së dhjamrave. Rrushi përmban antioksidantë të forte, që japin efekit në shkritjen e dhjamit.

  1. Çaji i kamomilit

Ndodh që ta keni të vështirë përgjumjen? Duhet të merrni masa, por ju lutemi zgjidhni metodat natyrale dhe jo ilaçe. Nëse nuk bëni mjaftueshëm gjumë, trupi është i prirur të sëmuret dhe rritet rreziku i marrjes së peshës. Këtu hyn në lojë çaji i kamomilit: ju ndihmon të relaksoheni dhe të flini gjumë. Ky çaj bimor rrit nivelin e glicinës në gjak. Glicina është një neurotrasmetues, që shërben si qetësues muskular, ndaj dhe ju siguron qetësim dhe pushim të mirë.

  1. Kefiri

Kefiri prodhohet nga qumështi i fermentuar dhe përmban dioksid karboni. Me nivelin e lartë të biotikëve (mikrorganizma që shtohen nëpër pije), kjo pije kremoze ka efekt pozitiv në sistemin tretës dhe aktivizon metabolizmin. Gjithashtu, kefiri është i pasur me proteina. Një gotë me këtë pije, si një vakt i vonë, ju jep ndjesinë e ngopjes dhe furnizon muskujt me proteina gjatë natës. Të nesërmen mund të keni rezultate të mira në sport.

  1. Qumështi i sojës

Një pije proteinike me qumësht soje në mbrëmje është një ide fantastike. Qumështi i sojës, ashtu si ai i lopës, ul nivelin e hormonit të stresit, kortisolit, në gjak. Niveli i lartë i kortisolit rrit nivelin e dhjamit, që trupi e depoziton në zonën e barkut dhe ijeve. Plus, qumështi i sojës ka proteina vegjetale dhe është një alternativë e mirë për veganët.