Bathët janë një nga perimet më të ushqyeshme dhe më të shijshme që mund t’i përdorim në lloj-lloj mënyrash. Mund t’i përdorni sallatë të gjalla, kur janë të freskëta, të bëni një sërë recetash me makarona, por edhe tani në këtë acarr të gatuani një supë që të lëpini gishtat.
Fjala vjen tani do ju rrëfej një supë me ce website bathë që e bëjnë në zonën e Pulias dhe atë të Napolit, por ne e përshtasim disi me këto hallet tona.
Është një gatim i thjeshtë që e bëjnë të gjithë.
Përbërësit:
Bathë të thata (250 gramë)
Qepë e kuqe (1 kokër)
Domate e thatë (2 copë)
Mish i thatë (pancetta në italisht 150 gramë)
Sallo (lardo në italisht 100 gramë)
Spec djegës (2 copë)
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Bathët, meqë nuk i gjeta të freskëta, i mora të thata dhe i futa në ujë të ftohtë për 24 orë. Kështu që ato thithën lagështirën e duhur dhe u frynë.
Në një kusi shtijmë pak vaj ulliri. Sa ngrohet vaji presim në kubikë shumë të vegjël sallon dhe mishin e thatë. E hedhim në tenxhere së bashku me specin djegës. Presim qepën e kuqe shumë hollë dhe domaten e thatë po ashtu. E shtojmë në kusi dhe i përziejmë, derisa ta ndjejmë që jemi gati në skuqje. Shtojmë bathët dhe bëjmë një përzierje një minutë me harxhin.
Shtojmë ujë dhe e vendosim të ziejë për një orë në zjarr të ulët me një kapak përsipër. Pasi të jetë zier te gjithë masën fruloje që të bëhet kremoze.
Merr një tigan dhe në pak fare vaj ulliri skuq pak bukë të zezë të prerë në kubik. Disa nga ato copa hidhi në fund të një pjate dhe derdhi supën mbi të. Hidhi pak vaj ulliri përsipër dhe djathë të grirë parmigiano.
P.S. Nëse nuk je përdorues i mishit të derrit këtë recetë mund të bësh shumë mirë me mish të thatë viçi dhe dhjamin e e tij.