Si ta bëjmë lëngun e zarzavateve (brodon)?

5 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Shpesh i biem shkurt dhe blejmë koncetrat, por lëngun e zarzavateve ose si i themi nga italishtja “brodo” mund ta bëjmë fare mirë vetë. Nuk është aspak e vështirë, madje nëse bën një sasi të madhe, ndaje në enë të vogla (si fjala vjen gota plastike) dhe vendose në ngrirje. Kështu mund ta përdorësh sa herë të kesh nevojë.

Përbërësit:

Qepë (1 kokërr)

Domate (1 kokërr e vogël)

Karrotë (1 copë)

Selino (1 fije)

Piper i zi i pabluar (5-6 kokrra)

Kripë

Përgatitja:

Qërojmë zarzavatet. Qepën e presim përgjysëm dhe vendosim në një tigan që nuk ngjit. E skuqim pa asnjë lloj yndyre në të dyja anët. Në një enë vendosim karrotën e qërruar, selinonë, kokrrat e piperit, qepën dhe domaten e ndarë përgjysëm. Hedhim ujë të ftohtë dhe i ziejmë me zjar mesatar. Hedhim kripë aq sa dëshirojmë, por jo shumë, sepse edhe gjellët që do gatuajmë me të kanë nevojë për kripë. Në fund e kullojmë dhe përfitojmë brodon.