Mos ha akullore kur po plas vape?! Arsyeja e ekspertit na duket pak e çuditshme

5 muaj me parë / nga Rozmarina
Rozmarina

Në verë, mënyra më e mirë për t’u freskuar kur jemi në rrugë, qoftë edhe në plazh përveç detit është një akullore e shijshme. Por sipas shkencëtarit Peter Poortvliet nga Universiteti i Queensland, të konsumosh akullore në në të nxehtë, nuk të freskon, përkundrazi të nxeh më shumë. Dhe kjo për shkak se temperatura e akullores ndryshon shpejt sapo ta konsumojmë për shkak duke gjeneruar në sistemin tretës nxehtësi. Pirja e alkoolit gjithashtu nuk është ide e mirë për në ditët e nxehta, pasi çliron nxehtësi në organizëm, duke nxitur edhe qarkullimin e gjakut më shpejt.

 

Në vend të kësaj, ai këshillon të pimë diçka, që në fakt na u duk pak e çuditshme. Sipas tij duhet të pimë një çaj të nxehtë. Ja si e shpjegon ai: “Në këndvështrimin e parë duket logjike që të konsumojmë një akullore ose alkool të ftohtë në ditët e nxehta. Por në të vërtetë, sapo të kalojë në stomak efekti fillestar i temperaturës së ftohtë zëvendësohet me temperaturën e nxehtë. Ushqimi i pasur me kalori mund të shkaktojë një rritje të temperaturës së trupit gjithashtu. Në vend të kësaj, për të mbajtur të normalizuar temperaturën e Trupit dhe për të mos ndjerë shumë të nxehtin, duhet të pini sasi të vogla pijesh të nxehta, si çaji, ose ushqime të ngrohta me erëza brenda”