Më në fund një palë biskota jo dhe aq të bukura, por mjam mjam

3 javë me parë / nga Iva Tico
Iva Tico

Nuk keni asnjë arsye pse të mos i bëni këto biskota: bëhen fiks në pesë minuta, kanë pak përbërës dhe nuk duhet të bëni punë artistike me to, por ca toptha me dorë, që pastaj shtypni dhe kaq. Recetën ma huajti një blogere ushqimi foodies_al, bashkë me këshillën se si të zëvendësoja masën e vajit që ishte në recetën origjinale, me gjalp (epo e dini mirë, unë o me gjalp o hiç fare). Ishin vërtetë më të thjeshtat që kam bërë deri tani dhe jam e bindur që shumë prej jush do i bëjnë fët e fët dhe do i postojnë. Bast që do të thyejmë rekordin e shëndetlies?

Përbërësit për 45-50 biskota

120 gr gjalpë në temperaturë ambienti (në recetën origjinale 100 gr vaj); 170 gr sheqer; 150 gr arrë kokosi; 2 vezë; 250 gr miell, lëkura dhe lëngu i një limoni; një pako 8 gr fryrës ëmbëlsirash; vanilje; sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja

Përziejmë në një tas gjalpin dhe sheqerin, sa të bëhet krem. Shtojmë vezët dhe e trazojmë

Shtojmë lëngun e limonit, vaniljen, arrën e kokosit, miellin dhe fryrësin dhe e punojmë brumin me dorë.

Hapim brumin me dorë në forma të rrumbullakëta, i vendosim biskotat në tavën e shtruar me letër kuzhine dhe i pjekim ,deri sa të marrin ngjyrë të artë në furrën e nxehur më parë në 175 gradë.

I pudrosim me sheqer pluhur