Kur jeta merr ngjyrë rozë (dhe sekreti i kremit të gjalpit)

2 muaj me parë / nga Iva Tico
Iva Tico

Kur vjen puna tek ëmbëlsirat, unë kam një parim: ha që ha sheqer (që thuhet se nuk duhet), të paktën ta ha në formën më të shijshme dhe më të bukur të mundshme. Kekët e vegjël, cupcake-t, janë absolutisht më të bukurit dhe me kremin e gjalpit sipër bëhen vërtetë shumë të mirë. Nëse shtojmë pak bojë ëmbëlsirash (një majë luge) dhe i zbukurojmë me perlat me ngjyra, që bashkë me përbërësit e tjerë, gjalpin e miellin dhe sheqerin pluhur cilësor, i gjeta në Hipermarketin “Big Market”, në City Park, atëherë do të kemi ëmbëlsira të shijshme por edhe shumë të bukura. Ja veç kaq e bën diferencën. Edhe teknika e kremit të gjalpit që po e shpjegoj më poshtë.

Përbërësit për 12 kekë të vegjël

120 gr miell për ëmbëlsira; 140 gr sheqer; 40 gr gjalpe ne temperature ambienti: gjysmë luge çaji pluhur fryrës për ëmbëlsira; një majë luge kripë; 120 ml qumësht; 1 vezë, një cerek luge çaji pluhur vaniljeje

Për kremin e gjalpit

80 gr gjalpë pa kripë; 250 gr sheqer pluhur; 25 ml qumësht, pak vanilje, pak ngjyrues ëmbëlsirash.

Nevojitet edhe:

Tabaka me format e cupcake-ve, letrat e posaçme dhe zbukurime me ngjyra.

Përgatitja

Ndizeni furrën e sobës në 170 gradë.

Rrihni në mikser ose rrahësin elektrik miellin, sheqerin, pluhurin fryrës, kripën dhe gjalpin me shpejtësi të ulët derisa përbërja të bëhet si rërë dhe gjithçka të jetë përzierë mirë. Pak nga pak shtoni gjysmën e qumështit dhe rriheni derisa të bashkohet mirë.

Në një tas tjetër hidhni vezën, vaniljen dhe pjesën tjetër të qumështit, përziejini për ca sekonda dhe shtojani përzierjes së parë. Rrihini në mikser për pak minuta derisa përzierja të jetë pa kokrriza.

Vendoseni brumin në format e veshura me letër, mbushini në dy të tretat e thellësisë. Piqini për 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Lërini të ftohen të tabaka përpara se t’i hiqni që të ftohen plotësisht në një enë tjetër.

Për të përgatitur kremin e gjalpit në fillim rrahim gjalpin dhe sheqerin në mikser me shpejtësi mesatare derisa të bashkohen plotësisht. Në një enë të veçantë bashkojmë qumështin me vaniljen, mund t’i hedhim dhe pak ngjyrues ëmbëlsirash. E shtojmë lugë pas luge mbi gjalpin, që ndërkohë e përziejmë me shpejtësi të ulët. Pasi e kemi hedhur të gjithë qumështin rrisim shpejtësinë dhe e rrahim për së paku 5 minuta. Sa më gjatë që ta rrahim aq më i lehtë dhe si shkumë do të bëhet kremi.

Pasi të vendosim kremin mbi kekët e vegjël, i dekorojmë me perlat me ngjyra.