I thuaj po (ose jo) sheqerit

1 vit me parë / nga Rozmarina
Rozmarina

E dinit që sheqeri është si një drogë? Nëse abuzoni, mund të jetë e vështirë të bëni pa të. Atëherë zbuloni se kur është momenti për një dozë. Dhe kur duhet t’i rezistoni tundimit

Nëse jeni nga ata tipat që mendoni se duke shmangur ëmbëlsirat dhe kokrrizat e bardha nga çdo lloj ushqimi ose pijeje i keni bërë ‘block” sheqerit, ja ku ka ardhur momenti ta mësoni se nuk është kështu. Sheqernat nuk ndodhen vetëm në pluhurin që i hedhim kafesë dhe çajit. Sa për të filluar, pasta, orizi, drithërat përkthehen me karbohidrate komplekse, që do të thotë më shumë molekula të thjeshta sheqeri të vendosura bashkë. Pa llogaritur frutat (një mollë përmban një lugë kafeje sheqer), pijet freskuese (një shishe arançate përmban dhjetë) madje edhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat. Pak e dinë, por 100 g mocarelë përmban me shumicë një tjetër lloj sheqeri: laktozin. Nuk ngelen më pas perimet, sidomos karotat, domatet dhe argjinarja. A e dini se cili është vërtetë momenti i duhur për një vakt të ëmbël?

PO

  • Para sportit

Nga një këndvështrim kimik, sheqernat janë molekula të thjeshta. Çfarë do të thotë kjo? Që, menjëherë sapo injektohen, për pak minuta kthehen në “benzinë” për muskujt. Prandaj, nëse para palestrës nuk ndiheni shumë në formë, fusni në gojë një karamele, një lugë mjaltë ose reçel.

  • Para një mbledhjeje

Për të bërë figurë të mirë tek eprorët, nevojitet një sprint. Sinapset, domethënë lidhjet mes qelizave nervore, funksionojnë më mirë në prani të glukozës. Për drekë hani një pjatë makarona (jo shumë të gatuara) dhe para mbledhjes pini një kafe me shumë sheqer.

  • Para ciklit

Ditë e shpifur? Hani një fetë tortë. Në tru ëmbëlsirat favorizojnë prodhimin e substancave që reduktojnë stresin. Perfekte në këtë rast është çokollata, e pasur me serotoninë, dhe qumështi, burim tripofani – dy substanca që stabilizojnë humorin.

JO

  • Pas një vakti ushqim

Nëse keni ngrënë një pjatë makarona ose oriz, ndoshta të ndjekura edhe nga një porcion frutash, dëshira për sheqer tashmë mund të quhet e përmbushur. Ajo që do të shtoni më shumë (kujdes, do të mjaftonte edhe një puding!) do të depozitohet në formën e yndyrës në zonat më kritike të trupit.

  • Pas palestrës

Sforcimi ju ka nxitur oreksin? Më mirë një biftek, ose djathë pa yndyrë. Muskujt kanë nevojë për proteina për të eliminuar acidin laktik.

  • Përpara gjumit

Pakoja me biskota para televizorit, mbrëmjeve vonë, mund të bëhet shpesh preludi i një nate të bardhë. Energjia e prodhuar nga sheqernat mund ta riaktivizojë organizmin. Nëse nuk mund të bëni dot pa ëmbëlsira, të paktën hajini një orë para se të fikni dritën për gjumë.