Çokollatë, po! Erëza, po! Atëherë zyrtarisht Krishtlindje

4 vjet me parë / nga Iva Tico
Iva Tico

Mamatë tona që bënin çdo kek me shërbet, diçka paskan ditur!

Po dhe ne që duam çokollatën, nuk është se dimë më pak. Tani le të bashkojmë bashkë idenë tonë, atë të mamave, le të shtojmë edhe ca erëza Krishtlindjesh dhe ja ku kemi një kek të mirë, të bukur dhe që bën që e gjithë shtëpia juaj të mbajë një erë të vërtetë festash.

Përbërësit:

110 gr gjalpë; 200 gr sheqer; 2 vezë; 140 gr miell; 35 gr kakao të hidhur; 125 ml qumësht të paskremuar; pak vanilje, një lugë të vogël fryrës ëmbëlsirash.

Për shërbetin:

6-7 fara kardamom; 2-3 shkopinj kanellë; pak karafil; 150 gr sheqer; 90 ml ujë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën e sobës në 170 gramë dhe përgatisni tavën e kekut me unazë të lëvizshme, duke e lyer me gjalpë dhe duke e pudrosur me pak miell.

Në një tas hidhni gjalpin, vaniljen dhe sheqerin dhe përziejini me rrahësin elektrik në shpejtësi të ulët derisa të shndrrohen në krem. Shtoni një nga një vezët dhe rrihini sërish.

Në një tas përzieni miellin me kakaon dhe fryrësin e ëmbëlsirës. Shtojeni pak e nga pak tek përzierja e brumit dhe rrihini ndërsa shtoni edhe qumështin. Vazhdojeni përzierjen derisa të brumi të jetë formuar mirë dhe të mos ketë kokrra. Hidheni në tavën e përgatitur më parë dhe piqeni për rreth 50 – 55 minuta.

Ndërkohë përgatisim shurupin. Bëjini gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe vëreni të vlojë në zjarr të ngadalshëm duke e përzierë derisa të shkrijë sheqeri. Pasi të ketë marrë valë lëreni dhe 3-4 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për nja pesë minuta pastaj kullojeni dhe hidheni mbi ëmbëlsirën sapo ajo të jetë pjekur. Sipër dekorojeni me shkopinjtë e kanellës.