Çokollatë dhe dardhë, martesa më e mirë në 5 minuta

3 muaj me parë / nga Iva Tico
Iva Tico

Çokollata me dardhën për mua janë bashkimi më i mirë i shijeve. Ndaj i quaj dhe “martesë e suksesshme”. Për të sajuar një martesë të suksesshme si ky kek, nevojiten vetëm pesë minuta përkushtim. Mund ta bësh në mëngjes sapo të zgjohesh, dhe kështu jo vetëm do të jesh një vakt të freskët dhe të shijshëm, por shtëpia do të ketë gjithë ditën një aromë të jashtëzakonshme. Kështu ndoshta dhe martesat a lidhjet bëhen më të suksesshme, nëse i besojnë fjalës së urtë që dashuria kalon nga stomaku.

 

Përbërësit:

120 gr gjalpë në temperaturë ambienti; 260 gr miell, 180 gr sheqer; 3 vezë, 60 gr kakao pa sheqer, 1 bustinë fryrës ëmbëlsirash; 120 ml qumësht; pak kripë;  tre dardha.

 

Përgatitja

Rrihni bashkë gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhen krem. Shtoni një nga një vezët. Në një tas përzieni bashkë miellin, kakaon, kripën dhe fryrësin e ëmbëlsirave. Hidheni tek brumi i rrahur, shtoni dhe qumështin dhe përziejini bashkë në mikser.

Hidheni brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe shtoni mbi të dardhën e prerë në feta. Piqeni për rreth 45 minuta në furrën e nxekur më parë në 180 gradë celcius. Bëni provën me krruajtëse dhëmbësh, nëse nuk është pjekur mbulojeni me letër alumini që të piqet plotësisht, pa rrezikuar të digjet në pjesën e sipërme.