Bukë me hudhër dhe krem djathrash

10 muaj me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Nga Alma Kodra

Një recetë fantastike për darkë.

Brumi për bukën:

Në një gotë ujë të ngrohtë tresni majanë dhe një lugë të vogël me sheqer. Miellin (në foto është miell me krunde) përziejeni me kripën, piperin dhe rigonin. Zini brumin si brum për bukë duke e punuar me vaj ulliri në fund. Lëreni të vijë brumi në një enë qelqi mbuluar me një mbulesë për të paktën 1 orë ose më shumë.

Kremi:

Në një enë shkrimi dy lugë gjalpë, hidhni më pas krem djathi ose gjizë, djath parmixhan, djath pice dhe cdo lloj djathi që mund të keni në shtëpi, shtoni dhe pak qumësht, kripë, piper dhe një dorë spinaq të grirë.

Për lyerjen e bukës: në një tasë tresni gjalpin, hidhni hudhra të grira hollë dhe të shtypura mirë dhe një tufë majdanoz të grirë hollë.

Pjekja:

Brumin ndajeni në rripa të cilat i lidhni bashkë, ose i bëni në formë paninesh të vogla rrumbullake dhe i vendosni në tavë në formë rrethore si në foto. Lyeni brumin lart me gjalpin me hudhra, lyejini mirë. Në mes të tavës hidhni kremin e djathrave dhe piqeni në 200 grade.

Ju bëftë mirë!