Turli mishi që e bën Iva Tiçon t’i vërë gishtin kokës për mishin e gjellës

5 vjet me parë / nga Enkel Demi
Enkel Demi

Ndërsa dimri po na lë me një shpejtësi të papritur, përderisa dhe “plakat” nuk po na vijnë mysafire po kam një farë nguti të bëj disa pjata që do u iki vafti.

Meqë ra fjala, njerëz nazikë si Iva jonë nuk i duan pjesët e mishrave që kanë pak dhjamë e kockë dhe e i rrudhin turiçkat sikur t’u ketë rënë alivani, nëse u thua që sot do të gatuaj pak mish gjelle.

Prandaj sot dua t’i ftoj këto vashëza në një farë sfide që do I detyrojnë të lëpinjtë thonjtë, megjithë përkujdesjen e maniqyrimit.

E kam fjalën për një turli mishi me çfarë na tepruar në frigorifer. Ca copa mish qingji, kryesisht brinjë, nja dy kofsha pulash dhe kurriz derri.

Përbërësit:

Mish qingji (250 gramë në copa të vogla)

Kofsha pule të plota (300 gramë dy copë)

Kurriz derri (300 gramë të prerë në copa)

Po deshët shtoni edhe salçice të freskët dhe mish lepuri

Lëng domate (350 gramë)

Lëng zarzavatesh (200 gramë ose një dado koncetrat)

Hudhër (dy thelpinj)

Hudhër e njomë (dy copë)

Qepë e njomë (një copë ose një fije presh)

Karrotë (dy copë të madhësisë mesatare)

Selino (dy fije të mëdhësisë mesatare ose një tufë nëse është e freskët)

Spec djegës (një ose dy, varet sa i fortë është)

Dafinë (dy – tre gjethe)

Rozmarinë (një fije të madhe)

Uthull rrushi (një filxhan kafe)

Verë e bardhë (një filxhan çaji)

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Marrim një kusi guri ose gize dhe e vendosim në zjarr të ulët. Në të shtijmë rozmarinën, hudhrën dhe dafinën. Në një tigan kemi nxehur vaj ulliri, të cilin e kemi aromatizuar me thelpinjtë e hudhrës. Në këtë tigan bëjmë një fërgim të lehtë të copave të mishit. Në kusi shtojmë selinonë, karrotat, specin djegës, qepët të prera hollë dhe në fund e kriposim.

Mishin e fërguar e shtijmë në kusi. I vendosim kapakun dhe e lëmë plot 20 minuta me zjarr të ulët. Më pas i shtojmë uthullën dhe verën e bardhë. E lëmë derisa të avullojë alkoli dhe shtojmë lëngun e domateve. E lëmë sërish çerek ore me kapak dhe në fund shtojmë ë lëngun e zarzavateve ose vetëm dadon dhe pak ujë.

Kusinë e lëmë në zjarr shumë të ulët për buyviagraonlineccm.com gati një orë dhe më pas e shërbejmë, mundësisht sa më bukur që Iva të ketë një dy foto që t’i hedhë në rrjetet sociale.