Jonida bën pancake të shëndetshëm dhe të bukur si vetë ajo

5 vjet me parë / nga Iva Tico
Iva Tico

Kur e sheh Jonida Skëndon të duket si një vajzë gjimnazi. Për ata që e njohin, është çupëlina e përhershme. Fiziku i imët, flokët kaçurrela, buzëqeshja e ëmbël dhe veshjet vajzërore nuk kanë ndryshuar që nga vitet e gjimnazit dhe edhe pse është nëna e dy djemve, mund të duket si motra e tyre e madhe.

Për Jonidën, kjo është edhe meritë e të ushqyerit shëndetshëm. Eshtë e vetmja që njoh e që mund t’i drejtohem për këshilla se çfarë të ha për të ulur kolesterolin, për të marrë veten pak ditë nga sheqeri i tepërt, për të gatuar një vakt vegjetarian apo vegan dhe për gjithfarë këshillash të dobishme. Me profesion juriste (nga ato të suksesshmet, në zyrat më të mira të avokatisë), Jonida Skëndo po tregon që mund të jetë po kaq e suksesshme dhe në fushën e ushqimit. Familja e saj është e para që ndjen avantazhet e kujdesit për ushqimin e shëndetshëm me këshillat e Jonidës ndërsa ne të Rozmarinës jemi të dytët: me një pasion të jashtëzakonshëm, Jonida merr përsipër të kthejë në të shëndetshme recetat tona të përditshme. Për të është e thjeshtë: zëvendëso produktet e zakonshme me produkte të shëndetshme (shumë prej emrave të tyre i kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga Jonida).

Ndaj kjo mund të jetë një arsye më shumë për të kaluar herë pas here në këtë blog: mund të ushqeheni gjithmonë ose herë pas here sipas Jonidës.

 

Pancakes-et e famshme të Jonidës

Për të qenë më të shëndetshme, në vend të miellit të grurit, Jonida ka përdorur miell “Kamut”, që vjen nga nje drith ‘antik’ dhe më pak i përpunuar, për pasojë përmban më pak gluten. Në vend të sheqerit, i ka hedhur shurup panje. Në vend të qumështit te lopës, qumësht bajameje. Në vend të gjalpit, vaj luledielli dhe në vend të çokokremit për ta shoqëruar, krem bajameje.

(link me recetën e pancake, sipas të cilit mund të zëvendësoni përbërësit)

https://rozmarina.al/kur-mami-ilva-ben-pancakes-te-dielave/?fbclid=IwAR2Q3SRe_ryWpi1jH19uP0Sc2WNkqukK6pnh6uugdEkv6yazKmEU_POyYms